"Të tërhiqen vendimet për largimin e punëtorëve nga Drejtoria për Ndërtim" në Bujanoc
Lokale

"Të tërhiqen vendimet për largimin e punëtorëve nga Drejtoria për Ndërtim" në Bujanoc

13.Sep.2014 12:42
0
Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc ka reaguar ndaj vendimeve të drejtorit të ndërmarrjes publike "Drejtoria për Ndërtim" Agim Haliti për largimin e punonjësve shqiptarë nga puna dhe zëvendësimin e tyre me punonjës joprofesional në pozita ta caktuara të punës.

“Agim Haliti si duket nuk po ngopet me budallallëqet e tija. Ai, me të marrë mandatin e drejtorit të këtij institucioni kishte larguar një numër të madh të punëtorëve shqiptar nga puna. Por kjo si duket nuk i mjaftoi. Ai përsëri largon nga puna shqiptarët të cilët vetëm disa muaj më parë i kishte kthyer gjykata në punë. Ai po largon nga puna femra shqiptare, të cilat më parë i kishte detyruar t’i fshijnë rrugët fshatrave serbe”, thuhet në reagimin e FR të PVD-së dërguar Portalit Informativ-TITULLI.

Sipas reagimit në fjalë,  Agim Haliti në shtator të këtij vitit ka larguar punëtorë  me vendimin tepricë teknologjike.

“Me 12 Shtator të këtij viti, Agim Haliti ka shpallur tepricë teknologjike 5 punëtorët e Direkcionit për ndërtim. Të gjithë shqiptarë, të gjithë punëtorë ndër më të vyeshmit. Ai i kishte larguar ata, por, edhe shumë shokë të tyre nga puna vitin e kaluar, por të kthyer në punë pas gati një viti, me vendimin e gjykatës së Nishit”, thuhet në reagimin e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc.

FR i PVD-së i bënë thirrje publike Agim Halitit që t’i tërheq këto vendime e  të mos i largojë nga puna kuadrot shqiptare të cilët po zëvendësohen nga persona joprofesional dhe shpeshherë edhe familjarë të drejtorit të kësaj ndërmarrje./Titulli.com/

Haziri: Qeveria e deritanishme i harroi por ditë të mira po vijnë për Kosovën Lindore
Bujanoc, 16 ndërmarrje presin pronarët e rinj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration